Një shpërthim ndodhi të premten në një xhami myslimane në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Paraprakisht dyshohet se kanë mbetur disa të vrarë.

Shpërthimi tronditi xhaminë gjatë namazit të së premtes, tha zyrtari i policisë Zafar Iqbal.

“Disa njerëz janë dërguar në spital. Nuk mund të them se sa janë të vdekur në këtë moment, por po, ka viktima, tha ai.

Lloji i shpërthmit nuk është ende i qartë, tha një zëdhënës i policisë. Policia është në vendngjarje.

Top Channel