Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Ramazan Gaxherri” në periferi të Tiranës.

 

– Advertisement –

 

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 01:15 minuta të 25 marsit ndërsa nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

Zhurma nga shpërthimi ka qenë e fuqishme dhe është dëgjuar edhe nga banorët e zonave përreth vendit të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë

 

 

Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

 

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.