Shpërthime të fuqishme, digjet ura që lidh Krimenë me Rusinë
Ura që lidh Krimenë me Rusinë është shkatërruar nga një shpërthim i fuqishëm. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa në atë moment po kalonte edhe një tren që ka marrë flakë.
Shpërthimi ka ndodhur në ngushticën e Kërcit që lidh Rusinë me Krimenë.
Agjencia TASS raportoi se edhe një rezervuar karburanti ka marrë flakë, por ende nuk dihen të gjitha pasojat e këtij shpërthimi.
/rtsh.al/



























