Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Lushnjë, ku 2 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur, kanë shkuar në vendngjarje inspektorati shtetëror teknik dhe industrial, njësia anti-eksploziv, prokurorja e Fierit, policia e Lushnjës dhe inxhinierë të OSHEE. Hetimet mbi shpërthimin vijojnë ende, teksa bëhet me dije se në vendngjarje është ende një bombë oksigjeni e paplasur.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së premtes (2 mars) në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim, për shkak se vinçi ra në kontakt me shtyllën e tensionit të lartë. Viktima mbetën Roland Hoxha dhe i biri i tij Elidon Hoxha, ndërsa mes personave të plagosur është edhe deputeti Bujar Çela. Ai është dërguar në spital në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/rtsh.al/



























