Vaksina anti-Covid e kompanisë AstraZeneca, e krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, ëhstë miratuar nga rregullatori i barnave dhe pritet të futet në përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe.
BBC shkruan se, miratimi i vaksinës së AstraZenecas shënon një pikë kthese për Britaninë dhe do të zgjerojë fushatën e vaksinimit masiv dhe mund të rikthejë jetën në normalitet pas rritjes shqetësuese të rasteve me Covid-19, shkruan newsbomb.al.
Britania e Madhe ka porositur 100 milion doza nga prodhuesi AstraZeneca, të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz. Rregullatori i barnave ka miratuar përdorimin e kësaj vaksine, çka do të thotë se ajo është e sigurt dhe efektive.
Vaksina Oxford-AstraZeneca u krijua në muajt e parë të vitit 2020, testuar tek vullnetari i parë në Prill, që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë që përfshijnë mijëra njerëz.
Kjo është vaksina e dytë që përdoret në Britani, pas asaj të Pfizer-BioNTech. Por AstraZeneca ka një avantazh në krahasim me vaksinat e kompanive të tjera, ajo është më e lirë, ruhet në frigorifer standard jo si Pfizer në -70 gradë, dhe lehtësisht e prodhueshme në masë.
//Newsbomb.al


























