325 mijë persona ose 11.6 % e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës anti covid. Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka nisur më 11 Janar me bluzat e bardha të spitaleve covid, më tej është shtirë te të moshuarit dhe aktualisht kemi rreth 250 mijë vaksinime tek personat mbi 60 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, imunizim të plotë, pra që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, janë rret 20 mijë persona, të cilët janë vaksinuar me Pfizer.

Veç punonjësve shëndetësorë, të dyja dozat e vaksinës i kanë marrë edhe të moshuarit dhe personeli i shtëpive të përkujdesit si dhe personat mbi 90 vjeç. Pjesë e procesit të vaksinimit janë bërë disa kategori që janë më të rrezikuar për shkak të punës dhe kontakteve me shumë persona siç janë: mësuesit, pedagogët, punonjësit e medias, efektivët e policisë së shtetit, punonjësit e gardës dhe policët bashkiakë.

Ndërkohë që kategoria më e fundit që ka nisur, janë punonjësit në sektorin e turizmit. Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 487,360 vaksina. Nga të gjithë përsonat e vaksinuar në Elbasan, asnjë prej tyre nuk ka shfaqur komplikacione të rënda, ndërkohë që Televizioni Skampa ka ndjekur nga afër çdo ditë procesin. Për t’u theksuar ndër te tjera është edhe fakti që nga bërja e vaksinës, edhe në qarkun e Elbasanit ka një ulje të ndjeshme të personave te infektuar dhe kjo ka bërë që gjimnazistet të kthehen diten e sotme në bankat e shkollës.

 

Gjatë kësaj jave pritet të vijnë rreth 200 mijë vaksina të tjera të Sinovac. Synimi i qeverisë është që brenda muajit Maj të vaksinohen gjysmë milionë persona, ndërsa në pranverën e vitit që vjen të imunizohet e gjithë popullsia. http://EdliraXherri