ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, priti delegacionin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë të Parlamentit të Kroacisë.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetares, Lindita Nikolla, Zëvëndëskryetarja Felaj falenderoi Kryetaren e Grupit, Ermina Lekaj Prljaskaj, për vizitën si edhe nxitjen e bashkëpunimit parlamentar me Kuvendin dhe bashkëpunimit dypalësh me Shqipërinë.

Felaj nënvizoi se bashkëpunimi parlamentar midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Kroacisë do të vazhdojë të nxisë marrëdhëniet dypalëshe midis të dy vendeve, duke synuar që bashkëpunimi ekonomik e tregtar të rritet në nivelin e bashkëpunimit të shkëlqyer politik, i cili është fuqizuar pas nënshkrimit të Partneritetit Strategjik në vitin 2018.

Kryetarja e Grupit, Ermina Lekaj Prljaskaj, si edhe deputetët kroatë të pranishëm në takim, nënvizuan se po punojnë për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar me Kuvendin dhe nxitjen e bashkëpunimit dypalësh me Shqipërinë, sidomos në fushën ekonomike, të investimeve dhe procesin e integrimit evropian