Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 816 580 vaksinime antikovid në gjithë vendin.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrën e vaksinimit në total.
Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 6 147 vaksinime antikovid.
Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.
Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.