Rreth 20% e popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2020 nuk kishin mundësi të ndiqnin një dietë të shëndetshme, sipas një studimi krahasues të Bankës Botërore që u publikua së fundmi.
Në këtë studim, Shqipëria rezultoi si vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që nuk kanë mundësi të ushqehen shëndetshëm.
Përballueshmëria e dietës u bazua në çmimet e artikujve ushqimorë të marra nga Programi Ndërkombëtar i Krahasimit (ICP), të kombinuara me të dhënat e përbërjes së ushqimit dhe kërkesat ushqyese nga një gamë e gjerë burimesh, duke përfshirë udhëzimet kombëtare dietike.
Pas Shqipërisë përqindjen më të lartë të popullsisë, që nuk kishte mundësi të ndiqte dietën e shëndetshme e kishte Maqedonia me 18%. Vendet e tjera të Rajonit dhe Europës kanë një përqindje shumë më të ulët të popullsisë që nuk kanë mundësi të ndjekin një ditë të shëndetshme.
Në vitin 2020, kostoja mesatare ditore globale e një diete të shëndetshme e krahasuar me fuqinë blerës ishte 3,54 dollarë. Në vendet me të ardhura të ulëta kostoja mesatare ishte 3,20 dollarë, ndërsa në vendet me të ardhura të larta ishte pak më e lartë në
Më te shtrenjta nga grupet ushqimore janë ushqimet me origjinë shtazore, me çmim mesatarisht 0,87 dollarë për sasinë ditore të nevojshme për një dietë të shëndetshme. Për këtë grup ushqimor, kostoja më e lartë e regjistruar është në Azinë Jugore me 1,08 dollarë. Perimet janë të dytat më të shtrenjta me 0,79 dollarë ndërsa frutat kushtojnë mesatarisht 0,66 dollarë./ Monitor
Top Channel


























