Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, pasi 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2026.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur lajmin, ndërsa shprehet se Shqipëria mori një tjetër rol ndërkombëtar.
Postimi i plotë i Ramës:
SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR ?
Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.
15 anëtarët e rinj të KDNJ:
Shqipëria ??
Brazili ??
Bullgaria ??
Burundi ??
Kina ??
Bregu i Fildishtë ??
Kuba ??
Republika Domenikane ??
Franca ??
Gana ??
Indonezia ??
Japonia ??
Kuvajti ??
Malaui ??
Hollanda ??
Top Channel



























