Nen moton dhuro gjak – shpeto nje jete, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ne bashkepunim me Kryqin e Kuq Dega Elbasan dhe Banka e Gjakut Elbasan, dhuruan gjak per t’i ardhur ne ndihme atyre qe kane me shume nevoje, femijeve dhe te semureve talasemike. Nismes se Shoqates iu bashkuan trajnere, gjyqtare, delegate dhe zyrtare te saj. Nje gjest simbolik dhe nje thirrje per te gjithe ata qe munden, te dhuroine gjak, sepse dikush ka nevoje. Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan shpreson qe te tilla nisma te behen te shpeshta dhe kush me mire sesa sporti mund te jape mesazhe te tilla sensibilizimi qe kane vleren e jetes.