ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore  si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura gjatë orëve të mesditës e pasdite  më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët kryesisht do të bëhen prezente gjatë orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër(në male).

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër12/23Diell re shi
Kukës9/18Diell re shi
Lezhë13/24Diell re shi
Dibër8/19Diell re shi
Durrës12/24Diell re shi
Tiranë14/24Diell re shi
Elbasan12/24Diell re shi
Berat11/24Diell re shi
Vlorë13/23Diell re shi
Korçë8/17Diell re shi
Gjirokastër9/23Diell re shi
Sarandë12/23Diell re shi