Qendra e Tiranes per Gazetari Ekselente me mbeshtetjen financiare te ambasades amerikane, organizoi ditën e sotme një takim me gazetarët e Elbasanit mbi rëndësine dhe raportimin për fene. Vitet e fundit me pjesëmarrjen e shetasve shqiptarë në luftrat në Lindjen e Mesme, për median shqiptare në tërësi u shfaq problemi i raportimit të fesë.
Shpesh herë gazetarët nuk kanë njohuri për fenë për të cilën raportojnë dhe bëjnë gabime të ndryshme dhe për këtë arsye kjo Qendër, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Shqipëri vendosi të bëjë një manual gazetarie me titull: Si të raportojmë për fenë? Ky botim vjen si një ndihmesë për të gjithë gazetarët për të kuptuar se ku janë gabimet, si mund të rregullohen dhe për të dhënë disa terma rreth feve kryesore ne vendin tonë.
Për t’u dhuruar këtë botim, por dhe për t’i familjarizuar njerëzit e medias me termat fetarë, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ndërmjetësoi një takim konsultativ mes Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës së Tiranës për Gazetari Ekselente, Ledion Kristafi, i cili bashkëbisedoi me gazetarët e Elbasanit.
Edhe gazetarët që prej vitesh ofrojnë kontributin e tyre në median në Elbasan, pranojnë konfuzionin në momentin që raportojnë për fenë, ndaj e vlerësuan pozitivisht botimin.
Jo vetëm në terma të detajuara, por edhe ato të thjeshta gabohet. Ndaj faqet e fundit të manualit përbajnë një fjalor modest, që nuk duhet humbur. Edlira XHERRI



























