Me rreth 400 pjesëmarrës online dhe fizikisht, ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e praktikave të thjeshta por të domosdoshme për mbrojtjen nga rreziqet në mjedisin online.
Pjesëmarrësit u njohën me mënyrat se si mund të rrisin sigurinë e tyre përmes përdorimit të vetëdijshëm të teknologjisë dhe ndërtimit të zakoneve të sigurta në përditshmëri.
Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike shprehu mirënjohjen për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe CRDF Global për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tyre në forcimin e kapaciteteve vendase dhe promovimin e praktikave të sigurta në hapësirën digjitale.
/k.s/j.p/