Dyndjet e qytetarëve në tregje u konsideruan një burim rreziku për përhapjen e koronavirusit, ndaj për të eleminuar këtë fenomen në të gjithë vendin u morën masa drastike.

Këto masa të ndërmarra deri më tani, duket se po gjejnë zbatim edhe pas më shumë se dy muaj që prej ardhjes të pandemisë Covid 19.

Tv Skampa vëzhgoi ditën e sotme tregun e Elbasanit, ndërsa qytetarët dhe tregtarët theksuan faktin se masat janë duke u zbatuar ndërsa çmimet janë të përballueshme.

Lëvizja në tregun bëhet vetëm duke zbatuar rregullat drastike të vendosura nga qeveria në kuadër të parandalimit të Covid-19.

Çdo ditë policia Bashkiake është në terren për të orientuar qytetarët për mënyrën sesi duhet vepruar në këto ambjente dhe po monitoron me rigorozitet zbatimin e masave në tregje, ndërsa për shkelësit janë parashikuar ndëshkime të forta administrative.

Elbasaninews.tv