Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjatë ditës së sotme janë realizuar 168 inspektime dhe monitorime. Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 27 masa me paralajmërim, kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.
Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 22 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
Në zbatim të urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antikovid” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 227 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


























