ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjatë ditës së sotme, janë kryer 157 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor, ku janë dhënë 25 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Po ashtu u morën 52 mostra në monitorim të produkteve ushqimore si dhe u këshilluan 357 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /j.p/


























