Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “në mesin e muajit dhjetor, pritet të aprovohet një marrëveshje në Parlament me Bankën Botërore, në shumën 20 milionë euro, që shkon në laboratorë vetëm në pikat kufitare, për kontrollin e produkteve të importeve”.
Gjatë një interviste televizive, Denaj, u ndal në hapat që ka hedhur zhvillimi i agroturizmit.
“Një format tjetër bashkëpunimi është ndërlidhja e prodhimit bujqësor me turizmin, në atë që quhet agroturizëm. Ne kemi shembuj shumë të mirë në Fishtë, ku ka qenë frymëzim edhe për agroturizme të tjera. Kemi vlerësuar që në mesatare, në Shqipëri, një agroturizëm në kapacitetet më të ulëta të tij, bashkëpunon me 20 fermerë të zonës, 20 familje që sjellin produkte. Vetëm për këtë vit, që ne na ardhën mbi 8 milionë turistë, presim 10 milionë, nuk e di nëse e kapim këtë vit, ne kemi prodhuar në Shqipëri për konsumatorin vendas dhe të huaj, 1.5 herë më shumë se eksportet”, tha Denaj.
“Unë mendoj se ky eksporti i brendshëm do jetë një zhvillim eksponencial paralelisht me eksportet. Ajo që duhet është, në radhë të parë të ruajmë tokën, mos të na e marrë uji, shiu, të ruajmë produktet nga breshëri. Kushtet klimatike janë kërcënimi më absolut që na vjen, jo vetëm për Shqipërinë, sidomos breshëri, për sigurinë ushqimore”, theksoi ajo
Ministrja u shpreh se, bashkimi i operatorëve i duhet fermerëve dhe për këtë MBZHR ka ftuar dhe pushtetin vendor të jetë pjesëmarrës në këtë nismë.atsh



























