ATSH/ Nga kontributet për sigurimet shoqërore, në periudhën janar-korrik 2021, u arkëtuan në buxhetin e shtetit 7.6 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se 7- mujori 2020.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj solli sot në vëmendje statistikat që tregojnë për ecurinë pozitive të të ardhurave të mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore deri në korrik 2021.
Denaj tha se plani për vitin 2021 u realizua me 102%.
Konkretisht në vitin 2020 në buxhetin e shtetit u arkëtuan 48.2 miliardë lekë.
Për vitin 2021 ishte planifikuar të arkëtoheshin 53.8 miliardë lekë, ndërkohë që janë mbledhur 55.1 miliardë lekë të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore.

























