Elbasani kthehet sërish në një qendër të artit dhe krijimtarisë me aktivitetin “SKAMPIS – Kolonia e Piktorëve 2025”, që zhvillohet nën moton “Elbasani turistik nën gjurmët e penelit”.
Ky event artistik mbledh së bashku piktorë të njohur nga e gjithë Shqipëria, të cilët përmes veprave të tyre do të pasqyrojnë bukuritë, historinë dhe shpirtin e qytetit të Elbasanit, duke e shndërruar atë në një muze të hapur nën qiell të lirë.
Në këtë edicion marrin pjesë artistët:
Agron Polovina, Alion Cano, Buron Kaçeli, Dashnor Kulolli, Emirjona Stasi Nako, Edi Kojani, Elmal Baboci, Fatmir Dardha, Gazmend Leka, Gazmend Kafa, Helidon Haliti, Sadik Kasa, Nasuf Myftari, Nikolin Ivani, Kudret Durollari, Romeo Kallco, Sefedin Stafa, Vangjo Vasili, Zaim Elezi dhe Kristjan Zara.
“Skampis – Kolonia e Piktorëve 2025” përfaqëson ndërthurjen e artit me identitetin lokal, duke e kthyer Elbasanin në një hapësirë ku krijimtaria dhe tradita takohen natyrshëm.
🗓 14 – 17 Nëntor
📍 Ekspozita përmbyllëse: 17 Nëntor, ora 18:00
📍 Vendndodhja: Holli i Teatrit “Skampa”
Edlira Xherri



























