Licensimi i laboratorëve privatë për kryerjen e testimeve serologjike dhe atyre PCR për koronavirus në Kosovë nuk po shkon siç duhet, pasi përveç çmimeve shumë të larta, qëytetarët po ankohen edhe për pasaktësi në testime dhe rezultate.
I tillë është edhe një rast i një vajze nga Prishtina, ku brenda 24 orësh ka kryer 3 teste për COVID-19 në laboratorë privatë dhe ka marrë përgjigje të ndryshme.
B.I e dërgoi vajzën e tij për të kryer testin PCR për koronavirus në një laborator privat dhe mori përgjigje se e bija ishte e infektuar. Duke mos u bindur për shkak se vajza dhe personat e tjerë të familjes nuk kishin asnjë simptomë, ai vendosi të shkojë në një klinikë tjetër.
Përgjigja e testit të dytë ishte negative, por sërish nuk u bind dhe vendosi që ta dërgojë vajzën edhe për një test të tretë. Edhe përgjigja e tretë doli negative, por lajmi i mirë i kushtoi, pasi për 3 testet e vajzës pagoi mbi 200 euro.newsbomb