Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, kjo iniciativë e qeverisë e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi.

“Investime në agroturizëm parashikon një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt”, njofton AZHBR.

Sipas AZHBR-së, fermerët dhe subjektet mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre, nxitur punësimin dhe duke gjeneruar të ardhura në rritje për ekonominë familjare dhe lokale.

Një elementët tjetër i rëndësishëm sot që i vjen në ndihmë zhvillimit të agroturizmit është edhe “Paketa e Maleve”, një nisëm e qeverisë që sapo ka nisur dhe që në nisje të saj ka 3300 aplikime.

Kjo do të ndihmojë fermerët të financojnë investime të nevojshme për modernizimin e prodhimit dhe për të rritur efikasitetin e punës në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.

Në të gjitha vendin janë mbi 280 pika agroturistike, por potencialet që ofron vendi ynë me bukuri natyrore dhe resurse të prodhimit bujqësor dhe trashëgimisë dhe kulturës kulinare mbështesin zgjerimin e sektorit agroturistik në Shqipëri. /e.xh/