ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka ulur për të shtatën herë, vijën e financimit për katër masa mbështetëse nga Skema Kombëtare në bujqësi 2021, duke shtuar kështu numrin e fermerëve që përfitojnë subvencionim.

Në një njoftim për shtyp, AZHBR thekson se afati që duhet të respektojnë përfituesit e rinj të skemës për të dorëzuar dokumentet e nevojshme shtesë është 13 tetori 2021.

Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar – Vija e financimit ishte ne numrin rendor 1886 dhe shkon në numrin rendor 1902.

Masa 2: Parqet me koshere bletësh – Vija e financimit ishte ne numrin rendor 763, bëhet r 768.

Masa 3: Zëvendësim plasmasi në sesa ekzistuese – Vija e financimit ishte ne numrin rendor 588, bëhet 593.

Masa 4: Mbjellje Bimë Aromatike dhe medicinale – Vija e financimit ishte ne numrin rendor 113, shkon deri numrin rendor 116.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka të destinuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët. Sipas të dhënave zyrtare mbi 13 mijë fermerë kanë aplikuar online në e-Albania në njërën nga 9 masat që u njoftuan nga qeveria. /a.a/