BRATISLAVË, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri i Sllovakisë, Pellegrini paraqiti projektin për themelimin e partisë së tij të re, një javë pasi njoftoi tërheqjen si nënkryetar i partisë social-demokrate ”Smer”.

Ai deklaroi se dëshiron të krijojë një parti me financim transparent dhe pa oligarkë në prapavijë.

Komentet e Pellegrinit hodhën dyshime se kjo parti, që aktualisht udhëhiqet nga ish-kryeministri, Robert Fico, mund të jetë e përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Fico u bë i famshëm mbi 20 vite më parë për qëndrimin e tij kundër korrupsionit.

Ai themeloi partinë ”Smer”, që u ngrit për t’u bërë forca më e fortë politike në Sllovaki brenda disa viteve.

Ajo u bë partia e parë që arriti një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të 2012-ës.

Pas protestave masive pas vrasjes së gazetarit investigativ, Jan Kuciak, në shkurt 2018, Fico i dorëzoi Pellegrinit postin si drejtues qeverie, por mbeti kryetar i partisë.

ATSH