Një strehë amerikane ofron mundësinë për t’i vënë emrin e ish të dashurit tuaj një maceje endacake, përpara se ajo të sterilizohet, sipas faqes së njohur nbcnewyork.com.

 

Me ditën e Shën Valentinit që po afron, Qendra e Birësimit të Kafshëve në Homeward Bound në South Jersey njoftoi se po zhvillon një promovim për festën: për një dhurim prej 50 dollarësh, mund t’i emërtoni një mace endacake me emrin e një ish-i dhe më pas kjo mace do të sterilizohet përpara se të lëshohet përsëri në natyrë.

 

Një ide origjinale që ndërthur dëshirën për të bërë një gjest simbolik, me një kauzë vërtet të rëndësishme për të drejtat e kafshëve.

 

Me një donacion prej vetëm 50 dollarësh, ju mund të kontribuoni në fushatën e sterilizimit të maceve në New Jersey, për të luftuar kundër keqtrajtimit të kafshëve endacake dhe për të përmirësuar jetën e shumë maceve.

 

Dhe, si qershia mbi tortë, ata që dhurojnë këtë 50 dollarësh do të marrin pas operacionit një foto të ”ish-it” katërputrosh, me dijeninë se të paktën nuk do të bëjë më të vuajnë macet e tjera të dashuruara.

 

Një nismë ndaj maceve që kanë nevojë për ndihmë.

 

Por jo vetëm kaq, pasi kjo është edhe një alternativë ekonomike dhe shumë më empatike ndaj operacioneve të shtrenjta të kastrimit në Itali apo SHBA.

 

Si mendoni ju për këtë iniciativë?./ /os