Nisma e bashkisë së Elbasanit “Familja për familjen” është përqafuar nga shumë të rinj e të reja të Elbasanit, që u kanë ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi ekonomike. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, duke publikuar rastin e një tjetër të riu që i është bashkuar kësaj nisme, i bën thirrje të gjithë rinjve dhe të reja të përqafojnë këtë nisëm humanitare kaq të rëndësishme në kohën e pandemisë COVID 19.

Duke patur parasysh situatën e vështirë të krijuar nga COVID 19 të shumtë janë ata që e kanë ndjerë të nevojshme për t’ju bashkuar nismës së bashkisë Elbasan “Familja për familjen”.

Elbasaninews.tv