654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.
09:25 Simpatizanti i “Shtëpisë së Lirisë” ofendon komisionerin e PD në Durrës
Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit 1499 në Durrës. Një mbështetës i shtëpisë së Lirisë, Fatjon Shtufi ka ofenduar komisionerin e PD, Fatmir Mezini. Policia e Durrësit ka mbërritur për të marrë kallëzimin nga komisioneri i PD për inicdentin që ndodhi pak minuta më parë. Pasi është këshilluar dhe ka marrë njoftimin nga KZAZ, ka ardhur për të kryer procedurat. Oficeri i policisë gjyqësore po merr detajet e këtij incidenti nga komisioneri i PD.
09:22 4 njësi administrative pa drita në Dibër, 11 qendra po zhvillojnë votimin manualisht
Katër prej njësive administrative në Dibër kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kohës së keqe. Mësohet se pa energji elektrike ka mbetur Selishta, Arrasi dhe Sllova, ndërsa 11 qendra votimi po zhvillojnë procesin manualisht.
08:38 Në QV nr.1436 afër spitalit të Durrësit, për shkak të ngatërrimit të pajisjes së identifikimit elektronik PEI, procesi i votimit sapo ka nisur, me 1 orë e gjysëm vonesë.
08:30 KQZ: Votuar 4.268 nga 407.162 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
08:16 Voton kandidati i PD në Durrës, Luan Hoti: Dilni dhe votoni! Votoni për veten tuaj
Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, njëkohësisht dhe kryetar i degës lokale të PD, ka votuar në një nga QV që ndodhet në godinën e universitetit ”A.Moisiu” në Currila. Pas votimit, ai ftoi qytetarët durrsakë që t’i drejtohen qendrave të votimit dhe t’i kthejnë Durrësin qytetarëve.
”Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj që të dalin të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e qytetit. Të votojnë që t’i japin fund marrjes peng të qytetit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit.”
Aktualisht pjesëmarrja në votim është e ulët.
07:44 Ngërç në Vorë, përfaqësuesi i PD: KAS refuzon të emërojë komisionerët sipas listës që i ka dërguar Celibashi
Ka pasur ngërç në KZAZ 26 në Vorë. PD kishte dërguar 104 kandidatë për kryetarët, anëtarët dhe sekretarët e qendrave të votimit. KZAZ 25 nuk ka pranuar t’i regjistrojë për shkak se nuk ishin banorë të zonës.tch



























