Spanja mban sot zgjedhjet e përgjithshme që mund ta bëjnë atë vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.
Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos, u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti 2018.
Shumica e anketave të opinionit për zgjedhjet e 23 korrikut e kanë vënë Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila ka fituar zgjedhjet në maj, para socialistëve të Sanchezit, por kanë parashikuar se asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox, për të formuar një qeveri, raporton AP.
Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.tch



























