Tirana dhe Dinamo janë dy skuadrat që ka shkruar historinë e futbollit shqiptar, por edhe mbajtëset e 87 trofeve në kampionatin shqiptar. Rivale të përjetshme nga viti 1950 e në vazhdim, kur u formuan blutë, që kanë shfaqur gjithmonë futboll të admirueshëm.
Në total, dy skuadrat kanë 44 tituj kampionë, nga 86 kampionate apo gjysma e trofeve në këtë kompeticion. Po kështu, blutë dhe bardheblutë kanë edhe 29 Kupa të Shqipërisë nga 73 vite trofe të ngritura deri tani.
Për t’u shënuar edhe 14 Superkupat, me Tiranën që dominon 12-2. Tirana ka 54 trofe, ndërsa Dinamo, 33. Bardheblu janë shumë përpara në çdo drejtim, duke treguar epërsinë e tyre në kampionatin shqiptar.
Kujtojmë se bardheblutë kanë më shumë se dy vite që nuk fitojnë një trofe, ndërsa për Dinamon, duhet të kthehemi shumë pas në kohë për të gjetur triumfin e fundit në futbollit shqiptar, titullin e sezonit 2009-2010.
PANORAMASPORT.AL