STAMBOLL, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Turqia rinisi fluturimet e brendshme, duke lehtësuar kufizimet në fuqi që nga marsi për të parandaluar koronavirusin e ri.
”Avioni i parë i pasagjerëve u ngrit nga Stambolli drejt kryeqytetit, Ankara”, shkroi në Twitter ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu, i cili ishte në bord.
Në aeroplanin e ”Turkish Airlines” ishin gjithsej 156 pasagjerë.
Vetëm një numër i kufizuar i fluturimeve po nisen nga Stambolli drejt Izmirit, Antalias dhe qytetit të Trabzonit nga Deti i Zi.
Ndër të tjera, aplikacioni i quajtur ”Hayat Eve Sigar” konfirmon që pasagjeri nuk është as i sëmurë dhe as i monitoruar për virusin.
Bagazhet e duarve janë të ndaluara, përveç laptopëve, çantave dhe karrocave.
Veshja e maskave është e detyrueshme dhe do të ketë kamera termike në hyrjen e aeroportit për të monitoruar temperaturat e njerëzve.
ATSH