ATSH-ANSA/ – Qeveria suedeze planifikon të rrisë shpenzimet ushtarake në 2% të PBB-së, sa më shpejt të jetë e mundur, sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Sot ne paraqesim një iniciativë të re me një mesazh të qartë për popullin suedez dhe botën përreth nesh. Aftësia mbrojtëse e Suedisë duhet të forcohet ndjeshëm”, theksoi kryeministrja Magdalena Andersson.

Sipas ”The Guardian”, shpenzimet e Suedisë për mbrojtjen kanë rënë nga 3% e PBB-së në fillim të viteve 1980 në rreth 1% në vitet e fundit./ /os/