Football Benchmark bëri përditësimin e studimit të saj që ka të bëjë me vlerën e futbollistëve në merkato për 3-mujorin e radhës. Ajo që bie në sy është rritja e vazhdueshme e Lamine Yamal si dhe rënia e Vinicius, vlera e të cilit është larguar shumë nga pozicionet e para.
Në vendin e dytë pozicionohet sulmuesi i Realit të Madridit, Kylian Mbappe me 232.2 milionë euro, ndërkohë që podiumin e plotëson Erling Haaland me yllin e Manchester City që pozicionohet në vendin e tretë me një vlerë të merkatos prej 206.3 milionë euro. Klasifikimi i Football Benchmark vijon me Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Florian ëirtz në vendin e 4, 5 dhe të 6, të ndjekur pikërisht nga Pedri në vendin e 7. Dhjetëshja e futbollistëve me vlerën më të lartë të merkatos mbyllet pikërisht me Olise, Vinicius dhe Jamal Musiala
TOP 10 I FUTBOLLISTËVE ME RRITJEN MË TË MADHE NGA DHJETORI 2025 DERI TANI
1. Yan Diomande +37,8 mln euro
2. Marc Guehi +31,9 mln
3. Pio Esposito +27,7 mln
4. Alvaro Carreras +21,8 mln
4. Fermin Lopez +20,6 mln
6. Rayan Cherki +19,4 mln
7. Said El Mala +19,4 mln
8. Nico Paz +16,2 mln
9. Luis Diaz +15,5 mln
10. Rayan +14,7 mln
Top Channel


























