Prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatzënisë u gjetën në një studim mjekësor mbi 16 gra shtatzëna, të cilat rezultuan pozitive me COVID-19.
“Nuk janë për t’u alarmuar, por janë gjetje që më shqetësojnë” tha Dr. Emily Miller, bashkëautor i studimit të botuar të premten.
Pavarësisht se kanë vëzhguar vetëm 16 gra, autorët thanë se studimi është ekzaminimi më i madh i shëndetit të placentave te gratë e testuara pozitive për Covid-19 të bërë deri më tani.
“Unë nuk dua të nxjerr përfundime gjithëpërfshirëse nga një studim i vogël, por kjo pamje paraprake sesi Covid-19 mund të shkaktojë ndryshime në placentë mbart disa implikime mjaft domethënëse për shëndetin e një shtatëzënieje,” tha Miller, një profesor ndihmës i obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Veriperëndimor Feinberg Shkolla e Mjekësisë.
Tani e tutje duhet të ndryshojmë mënyrën sesi duhet të monitorojmë gratë shtatzëna tani”, tha Miller. Kjo mund të bëhet duke testuar dërgimin e oksigjenit në placentë gjatë shtatëzanisë dhe ndjekjes së rritjes së bebes në fetus përmes ultrazërave