Një studim i ri tregon se personat që janë infektuar me Civid19, nuk kanë një mburojë të padepërtueshme kundër ri-infektimit.
Studimi u bë mbi 3.250 rekrutëve të rinj marinsa amerikanë, midis majit dhe tetorit 2020. Gjatë studimit 6 -javor, 10 për qind e atyre që kishin rezultuar pozitiv u ri-infektuan.
“Vetëm sepse keni antitrupa nga një infeksion i mëparshëm, nuk do të thotë se keni shpëtuar”- thotë autori i studimit, Stjuart Silfon, profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai në Nju Jork, që e kreu studimin në bashkëpunim me Naval Medical Research Center.
Pra 19 nga 189 rekrutë që ishin prekur më parë nga Covid-19, rezultuan pozitivë për një infeksion të dytë gjatë studimit. Studiuesit thanë se infeksionet e para dhe të dyta, përfshinin të njëjtin tip të virusit SARS-CoV-2, dhe asnjë prej tyre nuk kishte llojet e reja, më të transmetueshme të Britanisë së Madhe, Afrikës së Jugut apo Brazilit, që kanë shkaktuaralarm gjatë javës së fundit.
“Dallimi i vetëm ishte se sasia e virusit në testet tona të tamponit, ishte pak më e ulët tekmarinsat që kishin fituar antitrupa nga prekja e mëhershme, theksoi më tej studiuesi. Ndërkohë marinsat e ri-infektuar, kishin nivele më të ulëta të antitrupave nga periudha e tyre fillestare, krahasuar me marinsat që nuk u infektuan përsëri.
Sipas studimit lajmi i mirë se pasja e antitrupave pas infektimit ju mbron nga ri-infektimi, ndërsa lajmi i keq është se edhe nëse jeni prekur më herët nga Covid-19, ekziston rreziku që të prekeni sërish.

























