Yuri Kim ambasadore e SHBA në Tiranë reagoi për ngjarjen e Gramshit.
“Fola me ministrin e mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e shtabit Gjeneralin Kingji, duke uruar një shërim të shpejtë për dy ushtarët e plagosur mbrëmjen e shkuar, duke mbrojtur një objekt ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatët tanë ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet e plota për të zbuluar faktet dhe vënë përpara përgjegjësisë ata që janë përgjegjës”, thotë e dërguara e Uashingtonit në Tiranë.

Top Channel