Kryebashkiaku Veliaj doli në deklaratë për shtyp ku tregoi se vazhdon trendi rritës për PS-në në gjithë qarkun. Pas fitoreve të thella në Njësinë 10 dhe Bërzhitë, ai ka shpallur rezultatin fitues për Partinë Socialiste edhe në Njësinë 12.
“Super rezultat tek Njësia 12, duke thyer rekord për Partinë Socialiste e duke fituar 55% te zona e Freskut. Falenderoj me zemër të gjithë ata që na kanë dhënë kaq shumë besim e mbështetje. E kemi lexuar me shumë kujdes edhe mesazhin që na ka dhënë pjesa tjetër e cila pret më shumë. Ne do u shërbejmë edhe atyre që na kanë votuar edhe pjesës tjetër që mendon ndryshe dhe që pret më shumë nga ne,” u shpreh Veliaj.
Ai iu përgjigj edhe Jorida Tabakut e cila pas shpalljes së PS fituese në njësinë 10 në Tiranë tha se do ketë rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota.
Veliaj tha se nëse edhe për PD Tirana po i paraprin fitores nuk ka asnjë asnjë arsye për pushim! Ai iu bëri thirrje numëruesve që kanë kërkuar të flenë gjumë nga lodhja që të vazhdojnë numërimin.
Erion Veliaj:
Nëse dhe ata kanë fituar dhe ne kemi fituar kjo është arsye fantastike të vazhdojmë me numërimin. Nëse edhe për PD Tirana po i parprin fitores së tyre, ska asnjë arsye për pushime siç kemi sloganin. Ju lutem ata që kanë kërkuar të flene , duhet të vazhdojmë numërimin, kjo shistoria egjumit është bërë proverbial dhe nuk a pse ngjitet. Ka shumë rëndësi të kthehemi në punë, si kolegët që e gdshinë gjithë natnë. Dua që kjo të ndodhi për të gjithë koleget. Problemat janë në KZAZ ku PD ka suhmicën, mos e përdorni shumicën për të bllokuar por për të shërbyer. Fakti që sot kemi avancuar në nëj pjesë të mirë, po ka vullnet ka dhe rugëdalje. Meqe pala tjetër mendon se ka fituar,
Jorida Tabaku më herët tha:
Njësia 10 është rezultati më i mirë i pasqyrës se si do të jetë Tirana. Rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota, rritje 30%.

*Tiranapost.al.



























