S’vyshket lulja e Elbasanit, s’mehet sofra e bujarisë. Kanë qenë këto fjalët që kanë shoqëruar mikpritjen elbasanase ndër vite, traditë që vazhd on brez pas brezi.

Për të sjellë rreth sofrës qindra e mijëra miq, Bashkia e Elbasanit tashmë prej disa vitesh shtron tryezën e miqve.
I Zoti i shtëpisë, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit mikpriti miqtë, duke uruar për verë të mbarë e plot shëndet në çdo familje.

Këngë dhe valle të Elbasanit i dhanë gjallëri sofrës ndërsa kulinaria e zonjave u shijua nga miqtë.
atmosferë kënge elbasani

Drejtuesi Politik i PS Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Arsimit, vajza e kalasë Evis Kushi përshëndetën sofrën ndërsa edhe një herë ftuan miqtë të vijnë të festojnë në Elbasan

Sofrën e përshëndeti Ministri i Arsimit Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri.

Sofra e Elbasanit ishte plot me elbasanas, miq e të ftuar të veçantë të cilët ketë ditë zgjehdin ta kalojnë në Elbasan. Në shportat e miqve nuk mungoi ballakumja, mbrëtëresha e festës e cila mbizotëron kudo në këto ditë të bukura vere.
Edlira XHERRI