Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit dhe në fokus ishin tre propozimet e PD për ndryshime kushtetuese dhe reformat që janë objektivi i opozitës.
Nënkryetarja Tabaku argumentoi domosdoshmërinë e këtyre reformave më së pari si një nevojë e qytetarëve dhe më tej si një nevojë politike. Ajo theksoi se Reforma Zgjedhore mbetet shqetësim që duhet zgjidhur dhe iu referua gjetjeve dhe zbulimeve të raportit të OSBE/ODIHR. Tabaku u shpreh se shitblerja e votave, përfshirja e administratës në zgjedhje dhe shkrirja e shtetit me partinë në pushtet janë simptoma të një regjimi hibrid dhe jo demokratik.
Kryetarja e Komisionit të Integrimit u shpreh se është tejet e domosdoshme që Reforma Elektorale të jetë konsensuale dhe jo e njëanshme. Ndërkohë që i vuri në dukje ambasadorit del Monaco problematikat në lidhje me agjencinë e medies dhe gjithashtu rikthimin në kuvend ligjin antishpifje, ajo theksoi se qeveria po centralizon pushtetin përmes agjencive të krijuara për ta shndërruar Kryeministrinë në një kullë kontrolli. /j.p/



























