ATSH-DPA/ – Presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen përuroi fillimin e prodhimit të nëndetëses së parë ”Made in Taiwan”.

Në një ceremoni në qytetin jugor të Kaohsiung, Tsai theksoi se ”fillimi i prodhimit tregon vendosmërinë e qeverisë për të forcuar autonominë mbrojtëse të ishullit të vetëqeverisur”.

“Ne gjithashtu do ta lejojmë botën të shohë vullnetin e fortë të Tajvanit për të mbrojtur sovranitetin tonë”, theksoi Tsai.

Nëndetësja e parë e ndërtuar në Tajvan kushton 1,75 miliardë dollarë.

Tsai theksoi se nëndetëset janë pajisje thelbësore mbrojtëse për marinën e Tajvanit për të zhvilluar aftësitë e saj të luftës asimetrike, në një përpjekje për të frikësuar dhe parandaluar anijet luftarake të armikut që të rrethojnë ishullin.

Tajvani përballet me një kërcënim në rritje ushtarak nga Kina. /os/