Një sërë personalitetesh – specialistë të shquar të teatrit nga vendi dhe bota – do të jenë pjesë e Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa” 2023. Një nga këta personalitete është Miho Gjini.

Ai ishte djalë 20 vjeçar kur do t’i bashkohej trupës së Elbasanit si regjisor dhe si drejtori i parë i këtij teatrit. Mban mbi supe peshën e një pune të jashtëzakonshme dhe emocionet një qyteti që e do artin. Pas më shumë se 60 vitesh Miho Gjini tregon i emocionuar për Televizionin Skampa, se i duket se kanë kaluar vetem 6 ditë që prej asaj kohe.

Miho thotë ndër të tjera se të kthehesh në Elbasan pas kaq vitesh, i ftuar në këtë festival në qytetin që ai e do shumë është vërtetë e rëndesishme. Sipas tij, është heroizëm ta bësh teatrin, po edhe ta institucionalizosh atë. Mandej edhe t’ia dhurosh publikut.

Larguar prej vitesh nga Shqipëria, me vete shkrimtari dhe publicisti Miho Gjini ka marrë dashurinë për teatrin dhe artistët.

Edlira XHERRI