Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilluan një takim me strukturat dhe anëtarët e Partisë Socialiste, në Elbasan për të adresuar nevojat e qytetarëve.
“Angazhim dhe përkushtim për të siguruar një qeverisje të suksesshme dhe për të çuar përpara vizionin tonë për Elbasanin”,tha kryebashkiaku Llatja në një postim në rrjetet sociale.
Ndersa Ministri Mazniku, njeherësh dhe Drejtues politik i Qarkut Elbasan, theksoi nder të tjera se çdo gjë do të shihet me prioritet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, për adresimin e nevojave të tyre dhe sigurimin e përshpejtimin e rrugëtimit drejt Shqipërisë 2030.
Elbasaninews.al Edlira Xherri



























