Elbasani do të presë më datën 8 Tetor për herë të parë maratonën “Skampa Elbasan”. Aktiviteti do të bëjë bashkë sportistë nga e gjithë bota ndërsa do të jetë gjithëpërfshirëse.
“Sëbashku dhe me qytetarë, studentë apo nxënës do të jemi pjesëmarrës. Do jetë një maratonë gjithëpërfshirëse, nga të gjitha gjinitë, të gjitha moshat. Besoj se do të jetë një ditë e bukur për qytetin e Elbasanit.”
Kjo maratonë pritet të kthehet në një traditë dhe do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit.
“Përveçse është sport, ka edukim, i jep zhvillim edhe turizmit. Sjell të ardhura për qytetin tonë, pra është shumëdimensionale, sjell shumë benefite të tjera.”
E diela është parashikuar edhe si një ditë pa makina ndaj këshillohen qytetarët që mos të përdorin automjetet.
Edlira Xherri




























