Pandemia e koronavirusit duket se ka prekur më së shumti familjet e varfra, të cilat jetojnë me brengën e sigurimit të ushqimit. I tillë është edhe rasti i familejs Selimi në Elbasan, të cilët bëjnë apel për ndihmë, t’u sigurohet të paktën minimum jetik

Rovena Selimi, vuan çdo ditë brengën sesi do të mund t’i sigurojë ushqim vajzës së saj vetëm 9 muajshe. Nëpërmjet Tv Skampa Znj.Selimi apelon për ndihmë, që të mund të shtyjë ditët të paktën me ushqime.

Kryefamiljari Ilir Selimi, punon si bojaxhi me raste, por në këtë periudhë ku Covid 19 pezulloi gjithcka, familja s’ka të ardhura as për të blerë blerë ilaçe, ndërsa lista e borxheve në dyqanet e lagjes është e pafundme.

Bashkë me vajzën 9 muajshe, familja Selimi jeton në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji, ndërsa makaronat i konsumojnë vetëm kur iu bie dikush për mëshirë.

Elbasaninews.tv