Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet këtë të premte në Uashington D.C. në orën 18:00, duke inauguruar një format të ri historik.

Nga ky edicion, numri i ekipeve pjesëmarrëse do të rritet nga 32 në 48 dhe turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke zgjeruar kohëzgjatjen në pesë javë (11 qershor – 19 korrik 2026).

Grupet do të jenë 12 (nga 8 sa ishin më parë), me katër ekipe në secilin grup, dhe tetë ekipet më të mira të vendit të tretë gjithashtu do të avancojnë në raundin e 32 ekipeve.

Në fazën eliminatore do të ketë edhe “çifte favoritësh” që do të shmangin ndeshjet mes tyre nëse avancojnë si fitues të grupeve, duke i dhënë mundësi rivalëve më të fortë të mos përplasen menjëherë.

Orari i saktë i ndeshjeve do të shpallet të shtunën në një aktivitet të veçantë nga FIFA.

Top Channel