Një 24-vjeçar dhe një 22-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishin shallur në kërkim.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A.S. 24 vjeç dhe A.L. 22 vjeç, të dy banues në Murqinë.
Personat në fjalë ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale kapën dhe ndaluan shtetasit:
A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.newsbomb