Durrës/Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 15.

 

Vihet në pranga 29-vjeçari që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.

 

 

Sekuestrohet arma e gjahut, e cila posedohej pa leje.

 

Vihet në pranga një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

 

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.

 

Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.

 

Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P..

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel