ATSH-ANSA/ – Chrome, shfletuesi i Google në internet, është shfrytëzuar për “një operacion masiv spiunimi”, domethënë një sulm kibernetik në të cilin përdoret softuerë që mbledhin informacione mbi aktivitetin në internet të njerëzve, pa dijeninë e tyre, sipas Awake Security.
Kriminelët kibernetikë arritën të merrnin informacione nga Chrome, deri tani shfletuesi më i përdorur në botë me një pjesë globale të tregut prej rreth dy të tretave (64%).
Këto të dhëna u shkarkuan 32 milion herë, por në realitet, ata ishin ”spyware” që mund të vidhnin historinë tuaj të shfletimit dhe letrat kredenciale për të hyrë në mjetet e biznesit të brendshëm./ /os/