Sot do të vijojë i nxehti sërish në territorin Shqiptar, për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme për-gjatë gjithë vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor; duke rrezikuar reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ku zonat malore do të shënojnë deri në 18 gradë celcius por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërisht në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Top Channel