Një burrë i moshuar ka ngelur i bllokuar në shtëpinë e tij, pas tërmetit 6 Rihter që tronditi Greqinë paraditen e sotme.

Sipas mediave greke, i moshuari ka ngelur i bllokuar pasi shtëpia e tij në Mesochori, Elassona është shembur. Fatmirësisht i moshuari ka mundur të shpëtojë pas ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

Sakaq, janë raportuar rrëshqitjet e tokës në Rrugën Kombëtare Larissa – Elassona.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për dëme në njerëz apo dëme materiale nga tërmeti i fortë që u ndje edhe në vendin tonë. Ndërkohë, pas këtij tërmeti, ka pasur pas lëkundje të tjera.

top channel