Tërmeti me magnitudë 5.6 ka krijuar një vijë të mprehtë në det të hapur dhe një mur me onde deri në tre metra të lartë.

Lëkundjet e tërmetit që ndodhi në Detin Adriatik kanë krujuar një “çarje” të detit.

Deti Adriatik u prek nga një valë e fortë sizmike, me rreth 40 lëkundje me madhësi të ndryshme (nga 2.1 në 4.1).

Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë, lëkundjet sizmike kanë qenë në një thellësi prej 2 km dhe 25 km nga Durrësi, dhe 11 km nga Kavaja.

Imazhet e publlikuara nga mediat italiane janë të Francesco Clemente, dhe u morën në bordin e një helikopter ajror taksi që udhëtonte nga Alidaunia për në Ishujt Tremiti.

Lëkundjet tërmet u ndjenë gjithashtu në Romë, Napoli dhe Pescara, gjithashtu dhe në Shqipëri. Mbrojtja Civile e Italisë konfirmon se nuk ka dëmtime të pronës dhe njerëzve.